×

النمل

Ajeti 84

Tefsiri i Saadiut

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُو قَالَ أَكَذَّبْتُم بِـَٔايَـٰتِى وَلَمْ تُحِيطُوا۟ بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ﴿٨٤﴾

Derisa kur të vijnë(para Gjykimit)... -Kur të mblidhen dhe grumbullohen të gjithë bashkë, do t’u thotë atyre me fjalë torturuese dhe dëshpëruese:Allahu do t'u thotë: “A i mohuat argumentet e Mia pa pasur asnjë dije për to?” - Ishte detyrë për ju të mendoheshit mirë, derisa të zbulohej dhe shfaqej e vërteta. Ju duhej të mos flisnit asnjë fjalë pa informacon të sigurt. Atëherë, si mundet që e mohuat të vërtetën, ndërkohë që nuk kishit aspak dituri për të?!“Çfarë bëtë ju ashtu(në dynja)?” - Allahu i pyet ata për diturinë dhe veprat që bënin në dynja. Në fillim del në pah se ata e kanë mohuar të vërtetën pasi nuk denjonin ta njihnin atë. Ndërsa veprat e tyre ishin jo për Zotin e jo sipas porosive të Profetit të Zotit.