×

النمل

Ajeti 85

Tefsiri i Saadiut

وَوَقَعَ ٱلْقَوْلُ عَلَيْهِم بِمَا ظَلَمُوا۟ فَهُمْ لَا يَنطِقُونَ ﴿٨٥﴾

Dhe kundër tyre do të zbatohet vendimi (i dënimit), për shkak të padrejtësive të tyre dhe ata nuk do të mund të flasin. -Për shkak të padrejtësisë së tyre, e merituan dënimin. Ata vazhduan në padrejtësi dhe tashmë nuk kanë asnjë argument që të mund ta paraqesin, prandaj: "...ata nuk do të mund të flasin."