×

النمل

Ajeti 83

Tefsiri i Saadiut

وَيَوْمَ نَحْشُرُ مِن كُلِّ أُمَّةٍ فَوْجًا مِّمَّن يُكَذِّبُ بِـَٔايَـٰتِنَا فَهُمْ يُوزَعُونَ ﴿٨٣﴾

Një ditë, Ne do të tubojmë prej secilit popull grupe ... - Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e mohuesve, që refuzojnë shpalljet dhe profetët, kur të qëndrojnë dhe të tubohen para Zotit në Ditën e Kijametit. Ai na njofton se nga çdo popull do të nxjerrë grupe......nga ata që i kanë mohuar argumentet Tona dhe do t'i bashkojmë të gjithë, duke i vënë në rresht. -I grumbullon nga i pari, deri tek i fundit, në mënyrë që të gjithë së bashku të merren në pyetje dhe të poshtërohen.