×

التوبة

Ajeti 106

Tefsiri i Saadiut

وَءَاخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ﴿١٠٦﴾

Ka(edhe)të tjerë, që janë lënë në pritje të urdhërit të Allahut, nëse do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu e di mirë gjendjen e tyre dhe e di ç’bën me ta. -Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t'i ndëshkojë, ose do t'ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një ftesë për pendim nga kjo rrugë e dënueshme. Pastaj, Ai përsëri u kujton robërve të Tij se është i Gjithëditur e i Urtë. Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e robërve , për motivet dhe qëllimet e tyre. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin e vet dhe i jep hakun që i takon. Nëse urtësia e Tij e kërkon që t'i falë, Ai i fal, duke ua pranuar pendimin. Por nëse e kërkon që të mos u japë sukses për t'u penduar, ashtu bëhet, sepse Allahu është Sunduesi i gjithçkaje dhe vepron gjithçka që dëshiron, sipas urtësisë së Tij.