Tefsiri i Saadiut
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوْا۟ عَنْهُ وَأَنتُمْ تَسْمَعُونَ ﴿٢٠﴾
Pasi na njoftoi se është me besimtarët, Allahu i Madhëruar urdhëron që ata të angazhohen seriozisht dhe me sinqeritet për të zbatuar çdo detyrë që rrjedh nga imani i tyre. Vetëm me plotësimin e këtyre detyrave, ata do të arrijnë afërsinë dhe ndihmën e Zotit të tyre.O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij... -Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke përmbushur urdhrat e tyre, në emër të dashurisë, shpresës dhe frikërespektit për Allahun e vetëm dhe të pashoq....e mos ktheni shpinën kur ju i dëgjoni(kumtet e tij)! -Mos i ktheni shpinën bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërkohë që ju i dëgjoni dhe i kuptoni mirë urdhrat, porositë, qortimet e këshillat që ju lexohen prej Librit të Allahut. Indiferenca pasi i keni dëgjuar dhe kuptuar të gjitha këto është nga sjelljet më të shëmtuara.