Tefsiri i Saadiut
وَبُرِّزَتِ ٱلْجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ ﴿٣٦﴾
Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh. -Atë ditë, Xhehenemi do të shfaqet hapur për të gjithë. Të gjithë do të shohin atë. Ai mezi pret dhe, me një zemërim të papërshkruar, është gati të gllabërojë banorët e Zjarrit, që nuk u janë bindur Allahut dhe profetëve. Xhehenemi pret vetëm urdhrin e Zotit të tij për të ndëshkuar dhembshëm ata që e meritojnë.