Tefsiri i Saadiut
وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْـَٔوْنَ عَنْهُ ۖ وَإِن يُهْلِكُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ ﴿٢٦﴾
Ata i ndalojnë të tjerët nga ai(Muhamedi)dhe vetë largohen prej atij. Por me këtë, ata shkatërrojnë veç veten e tyre dhe nuk e kuptojnë. -Idhujtarët, të cilët adhurojnë dikë tjetër veç Allahut dhe mohojnë profetët e Tij, jo vetëm që janë të humbur për veten e vet, por devijojnë edhe të tjerët. Ata e paraqesin rrugën e drejtë si të gabuar e të keqe dhe nxisin të tjerët që të largohen prej saj, ashtu sikurse largohen edhe vetë. Megjithatë, me këto përpjekje, ata nuk mund të dëmtojnë Allahun dhe as robërit e Tij besimtarë, por dëmtojnë veçse vetveten, sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet.