×

المجادلة

Ajeti 13

Tefsiri i Saadiut

ءَأَشْفَقْتُمْ أَن تُقَدِّمُوا۟ بَيْنَ يَدَىْ نَجْوَىٰكُمْ صَدَقَـٰتٍ ۚ فَإِذْ لَمْ تَفْعَلُوا۟ وَتَابَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ فَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ ۚ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ﴿١٣﴾

A mos po frikësoheni(nga varfëria)të jepni sadaka në prag të bisedës suaj(me Profetin)?Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin... – Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit me Profetin (a.s.), të mos mendonin se ishte gjë e vogël, sepse Allahu tha që jua pranoi pendimin. Ata duhej të ishin mirënjohës për faljen dhe mëshirën e Allahut, duke plotësuar porositë madhore të Tij, si falja e namazit, me rregullat e tij, dhe dhënia e zekatit atyre që Zoti i ka përcaktuar. Këto janë dy adhurime që kryhen me trup e me pasuri. Kush i kryen me përpikmëri dhe përkushtim ato, ka përmbushur detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj robërve të Tij. Pas kësaj, i Madhëruari jep një urdhër gjithëpërfshirës, madje më gjithëpërfshirësin e urdhrave, duke thënë:...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. - Ky është urdhri më gjithëpërfshirës, që udhëzon për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve, duke besuar fjalën e tyre dhe duke qëndruar brenda kufijve të vendosura nga Zoti. Mbi të gjitha, për bazë merret sinqeriteti dhe bamirësia (ihsan), prandaj i Lartësuari thotë:Allahu i di në hollësi veprat tuaja. - Ai është i Gjithëditur për çfarë veproni dhe për qëllimet tuaja. Allahu do t’ju shpërblejë sipas qëllimit që ju fshihni në zemër, sepse Ai di edhe të fshehtat e kraharorit.