×

الذاريات

Ajeti 15

Tefsiri i Saadiut

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّـٰتٍ وَعُيُونٍ ﴿١٥﴾

Duke përshkruar shpërblimin e të devot-shmëve dhe veprat e tyre të mrekullue-shme, të cilat u bëjnë shkak për të fituar këtë shpërblim, Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve. -Ata të cilët si shenjë dalluese të tyre kanë takua-n, pra, adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut, ata do të jenë në kopshte të mbushura me të gjitha llojet e pemëve, me fruta që kanë shembull në këtë dynja, por edhe me fruta të cilat nuk kanë shembull në këtë dynja. Atje do të gjejnë atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe mendjet as kanë mundur ta përfytyrojnë. Ata, gjithashtu, do të jenë pranë buri-mesh, që gurgullojnë e ujisin kopshtet e bukura dhe prej të cilëve do të pinë. Ata mund t’i bëjnë këto burime që të burojnë dhe vërshojnë ku të dëshirojnë.