Tefsiri i Saadiut
يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ ﴿١٢﴾
Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?” -Duke shprehur mosbesimin e tyre, ata pyesin se kur do të jetë dita e ringjalljes së tyre. Kështu duan të tregojnë se ajo u duket shumë e pabesueshme. Për këtë arsye, mos pyet se si do të jetë përfundimi i tyre! Sa i shëmtuar dhe i tmerrshëm do të jetë vendqëndrimi i tyre!