Tefsiri i Saadiut
وَلَوْ كَانُوا۟ يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلنَّبِىِّ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مَا ٱتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَآءَ وَلَـٰكِنَّ كَثِيرًا مِّنْهُمْ فَـٰسِقُونَ ﴿٨١﴾
Nëse me të vërtetë do të besonin në Allahun, Profetin dhe Shpalljen që i zbriti atij, atëherë nuk do t’i zinin për miq(e mbrojtës)ata. -Besimi i vërtetë tek Allahu, te Profeti dhe te Shpallja e Tij, e detyron robin që të miqësohet dhe ta dojë Allahun, Zotin e Tij, të afrohet dhe miqësohet me miqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Po ashtu, si kusht i saktësisë së besimit në Allahun dhe i miqësisë me Të është distancimi nga armiqtë e Allahut dhe mosafrimi i tyre. Duke qenë se ata nuk e plotësuan këtë kusht, kjo tregon se ata nuk kishin iman.Por, shumica e tyre i shkelin kufijtë(e Zotit). -Pra, shumica e tyre i kalojnë kufijtë e Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe të Dërguarit. Pjesë e mosbindjes dhe shkeljes së kufijve ishte dhe miqësimi me armiqtë e Allahut të Lartësuar .