×

الزمر

Ajeti 54

Tefsiri i Saadiut

وَأَنِيبُوٓا۟ إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا۟ لَهُۥ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ﴿٥٤﴾

Kthehuni te Zoti juaj(me pendim)-Kthehuni tek Zoti juaj me zemrat tuaja, të penduar dhe të gatshëm për t'iu bindur e nënshtruar Atij.dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, -Dorëzojuni Atij me trupin tuaj. Nëse el inabetu (kthimi te Zoti) përmendet i vetëm, pa u shoqëruar me “dorëzim”, ajo e përfshin kthimin me zemër e gjymtyrë. Ndërsa kur përmendet së bashku me “dorëzimin”, atëherë el inabetu është kthimi i zemrës dhe shpirtit tek Zoti, ndërsa dorëzimi nënkupton dorëzimin me trup e vepra të dukshme sipas ligjit të Zotit. Duhet menduar me kujdes për fjalën e Allahut: "kthehuni te Zoti juaj (me pendim)". Fjala 'tek Zoti juaj' është nxitje për sinqeritet. Ky është një mesazh i qartë se, pa sinqeritet, asnjë vepër nuk ka vlerë, qoftë punë zemre, qoftë punë e jashtme dhe e dukshme. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... para se t’ju vijë dënimi". Allahu i Madhëruar dënon kë të dojë dhe kur dënimi i Tij fillon të zbresë, askush nuk mund ta pengojë atë.se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. -Askush nuk mund t'ju ndihmojë. Mbase dikush mund të thotë: "E çfarë është el inabetu dhe islami? Cilat janë përkufizimet e këtyre dy nocioneve? Atëherë, Allahu i jep përgjigje kësaj pyetjeje më poshtë: