×

الروم

Ajeti 43

Tefsiri i Saadiut

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ ٱلْقَيِّمِ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ ۖ يَوْمَئِذٍ يَصَّدَّعُونَ ﴿٤٣﴾

Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, -Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato porositë, si ato që zbatohen haptazi edhe ato që duhen përmbushur e zbatuar fshehtazi. Nxito të shfrytëzosh kohën dhe rininë, para se të jetë vonë....para se të vijë dita (e Kjametit) e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë). -Ajo është Dita e Kijametit, e cila, kur të vijë, askush nuk mund ta kthejë. Atëherë njerëzit nuk mund t'ia nisin punëve të tyre nga e para dhe të rregullojnë ndonjë gjë. Në atë çast, kapitulli i veprave është mbyllur dhe mbetet veçse shpërblimi për to.Atë ditë, ata(njerëzit dhe xhindet)do të ndahen(në dy grupe- të shpëtuar e të dënuar). -Atë ditë do të shpërndahen dhe do të tubohen në grupe të ndryshme për t'u llogaritur veprat e tyre.