×

الروم

Ajeti 40

Tefsiri i Saadiut

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ ثُمَّ رَزَقَكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ۖ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَفْعَلُ مِن ذَٰلِكُم مِّن شَىْءٍ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ ﴿٤٠﴾

Është Allahu Ai që ju ka krijuar ju, që ju furnizon, që ju bën të vdisni, e pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër dhe i Lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë. - Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për t’ju krijuar, furnizuar, për t'ju bërë të vdisni dhe që t'ju japë përsëri jetën. Asnjë dhe asgjë nga idhujt, që u luten idhujtarët, nuk kanë në dorë asgjë nga këto çështje. Atëherë, si mundet që ata t’i shoqërojnë Atij, që është i vetëm në gjithë pushtetin e Tij, diçka që është e mangët dhe nuk ka asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim? I lavdëruar dhe i madhëruar qoftë Allahu! I pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë të paditurit. Atë nuk e dëmton asgjë, por dënimi bie mbi ata që bëjnë shirk.