×

النمل

Ajeti 60

Tefsiri i Saadiut

أَمَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَنۢبَتْنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَّا كَانَ لَكُمْ أَن تُنۢبِتُوا۟ شَجَرَهَآ ۗ أَءِلَـٰهٌ مَّعَ ٱللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ ﴿٦٠﴾

Është Ai që ka krijuar qiejt e Tokën dhe që lëshon për ju shi nga qielli. -Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe ç’ka mes tyre, si Diellin, Hënën, yjet, melekët? Po tokën, malet, detet e oqeanet, lumenjtë, pemët e çdo krijesë në të?Ne bëjmë që me të (ujin) të lulëzojnë kopshte të bukura. - Për ju dhe për të mirën tuaj, Ai zbriti nga qielli ujin, nëpërmjet të cilit dalin kopshte të bukura me pamje të mrekullueshme e të mbushura me pemë të ndryshme, plot fruta të larmishme.Për ju do të ishte e pamundur që ta bënit bimësinë që të mbijë (e të rritet). - Sikur mos të ishte mëshira dhe mirësia e Allahut nëpërmjet shiut që ju lëshon, ju nuk do të mund ta kishit këtë mirësi.A ka ndonjë zot tjetër(që meriton adhurimet)përveç Allahut? - A ka mundësi që, pas gjithë këtyre veprave madhështore të Zotit, ju përsëri të adhuroni dikë tjetër veç Allahut?!Jo. Por ata janë një popull që dredhon(nga e vërteta). -Ata devijojnë dhe marrin të barabartë me Zotin idhuj të krijuar, edhe pse e dinë mirë se Allahu është i vetmi Krijues i botës të sipërme dhe të poshtme dhe Ai që e zbret furnizimin e krijesave. Mos, vallë, këta idhuj që janë të mangët e të varfër e nevojtarë nga çdo aspekt dhe as nukmund të sjellin ndonjë dobi apo të furnizojnë janë më të mirë, apo është Allahu i Lartësuar?