Tefsiri i Saadiut
وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِّن قَبْلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُوا۟ مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ ﴿٤١﴾
Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje. Por, përqeshësit i përfshiu vetë ajo që përqeshnin. – Kështu, ata i përfshiu ndëshkimi i ashpër, që ua preu të gjitha shpresat dhe i bëri të pavlefshme të gjitha masat e tyre mbrojtëse. Pra, le të kenë frikë këta të mjerë se do të goditen njëlloj, siç u goditën popujt e shkuar.