×

البقرة

Ajeti 89

Tefsiri i Saadiut

وَلَمَّا جَآءَهُمْ كِتَـٰبٌ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا۟ مِن قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَلَمَّا جَآءَهُم مَّا عَرَفُوا۟ كَفَرُوا۟ بِهِۦ ۚ فَلَعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ ﴿٨٩﴾

Atyre u erdhi Libri(Kur'ani)prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij(Muhamedit)ndihmën(e Allahut)kundër jobesimtarëve. -Pra, diçka ndodhi në momentin kur atyre iu erdhi Libri prej Allahut të Lartësuar, nëpërmjet më të mirit të krijesave dhe vulës së profetëve, libër i cili ishte vërtetuesi i Teuratit, që ata e kishin ende në duart e tyre. Ata ishin aq të sigurt për ardhjen e këtij Profeti, saqë kur luftonin kundra idhujtarëve, u kërcënoheshin atyre e u thonin se koha e Profetit të fundit po afrohej, dhe atëherë ata do të hakmerreshin ndaj tyre. Por kur u shfaq Profeti (a.s.), që me aq padurim po e prisnin, - e së bashku me të, edhe Libri i Zotit, - ata e mohuan, megjithëse e njihnin shumë mirë. I Madhëruari thotë:Por, kur u erdhi ai(Muhammedi)që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! -Ata mohuan të nxitur thjesht nga smira. Ata nuk mund të duronin që Allahu i Lartësuar t’i dhuronte prej mëshirës së Tij cilit të dëshironte prej robërve të Vet. Vërtet, ky qe një shkëmbim i dështuar i tyre, siç thotë i Lartësuari: