Tefsiri i Saadiut
وَلَمَّا بَرَزُوا۟ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُوا۟ رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ ﴿٢٥٠﴾
Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim(qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” -Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të vështirë! O Zot, forcoji këmbët tona, që të mos tronditen gjatë betejës së ashpër dhe që të mos tërhiqemi prej saj! O Zot, na dhuro fitoren mbi armikun, mbi popullin qafir!” Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Xhaluti dhe ushtria e tij ishin qafirë. Për këtë arsye, duke parë përgatitjen e tyre maksimale për luftë dhe durimin e tyre në betejë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën e Tij: