×

مريم

Ajeti 28

Tefsiri i Saadiut

يَـٰٓأُخْتَ هَـٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا ﴿٢٨﴾

Oj motra e Harunit! -Me sa duket, Merjemja kishte ndonjë vëlla që quhej Harun dhe është e vërtetë se atëherë u ngjisnin fëmijëve emra profetësh. Pra, këtu nuk është fjala për profetin Harun, vëllain e Musait dhe të birin e Imranit, sepse mes tyre ishin shekuj diferencë.Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e pamoralshme. -Prindërit e tu kanë qenë besimtarë të mirë, të drejtë, të pastër dhe të ruajtur nga ligësitë, sidomos nga ky lloj turpi. Si është e mundur të mos u ngjash atyre dhe të kryesh këtë vepër të shëmtuar?! Në shumicën e rasteve, fëmijët u ngjajnë prindërve, në veti të mira dhe të këqija, prandaj ata u çuditën. Por ajo me qetësi u bëri me shenjë: