×

الإسراء

Ajeti 84

Tefsiri i Saadiut

قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِۦ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَىٰ سَبِيلًا ﴿٨٤﴾

Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet...” -Çdokush do të punojë sipas synimeve që ka. Secili do të bëjë ato punë që i shkojnë për shtat. Nëse është nga të zgjedhurit bamirës, që kanë qëllime të larta, do të mund të bëjë veçse vepra që kënaqin Zotin e botëve. Por nëse nuk është nga këta, por është prej qëllimkëqijve, atëherë do të punojë jo për Zotin, por për krijesat, sipas interesave të tyre të ngushta e të varfra.“por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.” - Allahu e di mirë se kush është i përshtatshëm dhe kush e meriton udhëzimin, prandaj e udhëzon në këtë rrugë. Ai e di edhe për ata që nuk e meritojnë udhëzimin, prandaj i lë në qëllimet e tyre të këqija të enden nëpër humbje.