×

الإسراء

Ajeti 102

Tefsiri i Saadiut

قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَآ أَنزَلَ هَـٰٓؤُلَآءِ إِلَّا رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّى لَأَظُنُّكَ يَـٰفِرْعَوْنُ مَثْبُورًا ﴿١٠٢﴾

Ai(Musai)tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato(mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.” -Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën. Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta. “Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” –Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!