Tefsiri i Saadiut
قُل لَّوْ أَنتُمْ تَمْلِكُونَ خَزَآئِنَ رَحْمَةِ رَبِّىٓ إِذًا لَّأَمْسَكْتُمْ خَشْيَةَ ٱلْإِنفَاقِ ۚ وَكَانَ ٱلْإِنسَـٰنُ قَتُورًا ﴿١٠٠﴾
Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë nga frika se po shpenzohen. Njeriu është dorështrënguar.” -Edhe sikur të kishit në dorë çelësat e mëshirës dhe mirësive të Zotit, që kurrë nuk shterojnë, ju përsëri do të tregoheshit koprracë e nuk do të jepnit, nga frika se do të mbarohen. Edhe pse është e pamundur të shterojnë mirësitë e Zotit, njeriu përsëri do të kishte frikë të shpenzonte, sepse natyra e tij është koprrace, që e do pasurinë për vete.